RTSH 24 Live

Politikë

3D në RTSH, Sulo: Ja pse Meta e akuzon grupin e Kryemadhit si të kapur nga SPAK! 

19/04/2024

3D në RTSH, Sulo: Ja pse Meta e akuzon grupin e Kryemadhit si të kapur nga SPAK! 

Gazetari Arion Sulo duke komentuar zhvillimet në Partinë Lirisë, veçanërisht marrëdhëniet mes çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, tha se kreu aktial i partisë Meta po mundohet të shpëtojë krijesën e tij. PL sipas tij ka ardhur duke u rrudhur, kjo dhe për shkak të blerjeve që sipas tij u ka bërë anëtarëve të saj kryeministri socialist Edi Rama. Gjithçka ka ardhur pas viti 2017 kur ai e përjashtoi LSI nga koalicioni. "LSI ishte një parti pushteti dhe maksimumin e ka dhënë kur ishte në pushtet " tha zoti Sulo.
Duke komentuar figurën e zonjës Kryemadhi, ai kujtoi deklaratat e zoti Meta se njerëz të afërt të saj janë deklaruar në SPAK. Duke ju referuar deklaratave të zotit Meta, Sulo tha se ata janë shitur.
Lidhur me akuzat për nepotizëm në adresë të zonjës Kryemadhi, gazetari Sulo tha se ato mund të jenë të vërteta. 
Por ai tha se problemi më i madh që kanë çifti Meta - Kryemadhi është drejtësia. Sulo kujtoi se të dy kanë tre dosje të hapura në SPAK. Sipas tij pritet të ketë një lëvizje nga SPAK lidhur me këto dosje.

/ rtsh.al /