RTSH 24 Live

Politikë

3D në RTSH, Gjikondi: Edhe Kozaku i Tiktokut më dinjitoz se Meta. Është bërë qesharak!

19/04/2024

3D në RTSH, Gjikondi: Edhe Kozaku i Tiktokut më dinjitoz se Meta. Është bërë qesharak!

Figura e ish presidentit Ilir Meta, aktualisht kryetar dhe në të ardhmen president i Partisë së Lirisë, u komentua gjatë në emisionin 3D të Alban Dudushit.
Analisti Fitim Zekthi tha se Meta lëshon akuza kur e gjithë bota është kundër tij.
Juristja Gjikondi e krahasoi sjellen e zotit Meta me atë të Kozakut një figurë e njohur shqiptare e Tik Tokut. "Meta të turpëron si shqiptar" tha zonja Gjikondi, duke shprehur pakënaqësinë që klasa politike nuk po reagon ndaj sjelljes së tij.
Duke ju referuar disa deklaratave fyese të zoti Meta ndaj SPAK-ut dhe kreut të tij Dumani, zonja Gjikondi i bëri thirrje shoqërisë shqiptare të reagojë ndaj kësaj sjelljeje  të ish presidentit shqiptar i cili po synon rikthimin në krye të organeve egzekutive.

/ rtsh.al /