RTSH 24 Live

Politikë

21 Janari, Meta: Audio-përgjimi, shashkë e nivelit ordiner për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë

24/01/2023

21 Janari, Meta: Audio-përgjimi, shashkë e nivelit ordiner për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar audio përgjimin për të cilin pretendohet se është komunikimi i gardistëve ditën që ndodhi ngjarja e 21 janarit si një shashkë e nivelit ordiner që përdoret nga qeveria për të mbuluar skandalet e saj.

Meta tha se me thirrjet e PS për SPAK dhe kallëzimit që bën për 21 Janarin tregon se Drejtësia tregoi se i hap dhe mbyll çështjet me urdhër të Ramës.

"Kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera inceneratorëve dhe skandale të tjera. Këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Ramës. Tregojnë ca niveli është drejtësia, që hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës. Mashtrimet e Edi Ramës nuk i sheh drejtësia  e pavarur, ata të hetojnë edhe para 12 vjetësh edhe para 3 mijë vjetësh, por shqiptarët nuk janë budallenj e shohin sesi po vidhen nga Rama dhe mezi po presin 14 majin për ta ndëshkuar këtë regjim", tha Meta.

Lidhur me përmbytjet e Shkodrës, Meta tha se ëshhtë një dramë e përsëritur tre herë brenda më pak se tre muaj për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë.

“Gjendja e rënduar në Shkodër ku mbi 1400 Ha janë përmbytur është rënduar si pasojë e keq administrimit të sektorit energjetik në Shqipëri. KESH dështoi me qëllim në aftesinë rezervuese në Fierze dhe tani shkarkon prurjet dhe permbyt pronat dhe shtepite e shkodraneve. Kuota maksimale per kete periudhe lejonte perpunimin e te gjitha prurjeve pa shkarkime.  KESH mund te dilte ne shitje dite me pare dhe jo ne date 16 Janar dhe keshtu do ishin evitoheshin permbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare.  Fondet e dhena nga qeveria për kullimin jane skandaloze dhe kurrsesi nuk mund perballojne situata te tilla. Problematika me të cilën ne po perballen qytetaret e Shkodres është hapja në mënyrë të pakontrolluar e  portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shume e larte e ujit te shkarkuar eshte e paperballueshme per sistemin e kanalizimeve. Mungesa e plote e ndihmes konkrete per qytetaret e Shkodres te cilet iu jane permbytur pronat, shtepite eshte nje veper penale”, tha Meta.

/rtsh.al/