RTSH 24 Live

Politikë

15-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Rithemelimi vendos baner në selinë blu

28/03/2024

15-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Rithemelimi vendos baner në selinë blu

Shqipëria shënon 15 vite e anëtarësuar në organizatën më të fuqishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Grupi i Rithemelimit ka nderuar këtë arritje madhore për vendin e cila, sipas tyre, u realizua gjatë qeverisjes së saj nën drejtimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Për të nderuar këtë ditë, në fasadën e selisë së PD, Rithemelimi vendosi një baner 23 metra të gjatë dhe 6 metra të gjerë.

Anëtarësimi në NATO shënoi një kthesë të rëndësishme për sigurinë e vendit, duke e renditur atë në krah 32 vendeve të tjera.

Pas ftesës në Bukuresht më 3 Prill 2008, Aleanca e Atlantikut të Veriut me datën 1 Prill të vitit 2009, në një vendim historik, pranoi Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota të saj.

Për shqiptarët, pas 5 dekadash diktaturë, ky akt përbën arritjen më madhore në fushën politike dhe atë të sigurisë kombëtare pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/