RTSH 24 Live

Politikë

14 maji/ KQZ regjistron komisionerët dhe sekretarët e PD nëpër KZAZ

10/03/2023

14 maji/ KQZ regjistron komisionerët dhe sekretarët e PD nëpër KZAZ

Procesi për administrimin e zgjedhjeve nga komisionerët e PD-së, duket se do jetë i ndarë nga procesi politiko- juridik se kush do ta përfaqësojë zyrtarisht këtë forcë politike në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

KQZ ka miratuar sonte në mbrëmje listën e komisionerëve dhe sekretarëve të PD-së nëpër KZAZ. Palët mund të ankohen brenda 3 ditësh në KAS, nëse nuk janë dakord me këtë vendim.

Ajo që pritet është fakti se çfarë do të ndodhë me regjistrimin e PD-së në zgjedhje, pasi juridikisht ajo përfaqësohet nga Alibeaj, por procedurat e regjistrimit në zgjedhje kanë specifikat e tyre. Ajo që është e qartë deri më tani është fakti se të dyja palët në PD do ti drejtohen KAS, për të ankimuar pretendimet e KQZ-së.

/rtsh.al/