RTSH 24 Live

Botë

1.1 miliardë dollarë ndihma, SHBA gati paketën e re të armëve ndaj Ukrainës

28/09/2022

1.1 miliardë dollarë ndihma, SHBA gati paketën e re të armëve ndaj Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë të re ndihme për Ukrainën. SHBA pritet që të shpallin së shpejti paketën e re të armëve 1.1 miliardë dollarësh për Ukrainën.

"Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re armësh prej 1.1 miliardë dollarësh për betejën e Ukrainës me Rusinë që do të shpallet së shpejti", tha agjencia, raporton Reuters. Paketa do të jetë kësti i fundit i armatimit për Ukrainën.

Paketa do të përfshijë sisteme lëshuese HIMARS, municione shoqëruese, lloje të ndryshme të sistemeve kundër dronëve dhe sistemeve të radarëve, së bashku me rezerva, trajnime dhe mbështetje teknike.

/rtsh.al/