RTSH 24 Live

Sociale

1000 fidanë pishe në Tarabosh, aksion nga Eko Mendje, bashkia Shkodër dhe nxënës të shkollave

24/04/2024

1000 fidanë pishe në Tarabosh, aksion nga Eko Mendje, bashkia Shkodër dhe nxënës të shkollave

Nga dita e sotme, mali i Taraboshit do të ketë 1000 fidanë pishe më shumë në territorin e tij. Një iniciativë e Eko Mendje, Bashkisë Shkodër dhe nxënësve të shkollave, i ka dhënë jetë aksionit të radhës.

Shtimi i gjelbërimit në këtë zonë pranë qytetit, ka qenë prioritet i përhershëm vitet e fundit. Nga Eko Mendje, janë realizuar 66 aksione për gjelbërimin e Taraboshit me mbi 14 mijë fidanë të mbjellë deri tani.

Sot nga aksioni 66 kemi shtuar dhe 1000 fidanë të tjerë dhe bëjmë 14 mijë fidanë dhe të gjithë janë me ndihmë vullnetare dhe do kemi një park natyror ne kemi një dëshirë shumë të madhe në bashkëpunim me bashkinë Shkodër të vëmë stola dhe ndriçim dhe pse jo për ta rikthyer në një park të ri për Shkodrën”, tha Mirsad Basha.  

Aksionit i është bashkuar edhe zëvendëskryetari i Bashkisë Onid Bejleri, i cili vlerëson nismat për shtimin e gjelbërimit në Shkodër.

Përveç pyllëzimit që do ti bëjnë kësaj zone njëkohësisht shërben si një formë sensibilizimi për të gjithë të rinjtë që të kenë një kujdes më të përkushtuar për sa i përket mjedisit”, tha Onid Bejleri,  Zëvendëskryetar, Bashkia Shkodër

Mali i Taraboshit për pozicionin që ka, mund të konsiderohet mushkëria e qytetit të Shkodrës dhe shtimi i gjelbërimit aty, ka impakt direkt në cilësinë e jetës së shkodranëve.

/RTSH/