RTSH 24 Live

Sociale

Turistë të shumtë në Shkodër, vlerësojnë historinë, traditën dhe bukuritë natyrore

06/05/2024

Turistë të shumtë në Shkodër, vlerësojnë historinë, traditën dhe bukuritë natyrore

Shkodra është shndërruar në një ndër qytetet më atraktive dhe që ngjall kureshtjen jo vetëm të vizitorëve vendas, por edhe të turistëve nga vende të ndryshme të botës.

Unë jam nga Gjermania, jam këtu të shijoj ushqimet, njerëzit, historinë, kështjellën. Ushqimi dhe çdo gjë është perfekt. Është hera e parë që vij. Jemi nisur nga Tirana dhe do të kalojmë në Malin e Zi”, shprehet turisti gjerman.

“Kemi disa ditë këtu. Na pëlqen Shkodra, njerëzit janë të këndshëm, vend shumë i bukur”, tregon turistja.

“Njësoj edhe për mua, më pëlqen shumë. Faleminderit!”, tha një tjetër.

Jam nga Kina. Vij për herë të parë. Këtu është shumë bukur, më pëlqen qyteti, ushqimi, ka male. Më pelqen vertetë”, shprehet turistja.

Ditën e sotme grupe turistësh kishte edhe nga Kosova. Jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë të javës në Shkodër gjen plot autobusë që sjellin turistë të huaj.

Përveç qytetit, ato vizitojnë edhe liqenin dhe pikat turistike malore.

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/