RTSH 24 Live

Politikë

(VIDEO) Apeli ndaj kryetares së Kuvendit/ Bardhi: SHBA dhe BE kërkojnë zgjedhjen e avokatit të Popullit

19/09/2023

(VIDEO) Apeli ndaj kryetares së Kuvendit/ Bardhi: SHBA dhe BE kërkojnë zgjedhjen e avokatit të Popullit

Në përfundim të mbledhjes së deputetëve të Sali Berishës që është mbajtur në Kukës, Gazment Bardhi ka theksuar se është vendosur ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, duke njoftuar se bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi.

Jemi ndalur në axhendën parlamentare të të enjtes, me fokus reformën zgjedhore. Sot kemi autorizuar ngritjen e komisionit që të propozojë projektvendimin për këtë reformë, bashëkryetar është caktuar  Oerd Bylykbashin, anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Komisioni do të asistohet nga ekspertë të OSBE- ODIR.

Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama”, u shpreh Bardhi.

Gjithashtu Bardhi ka theksuar se kërkesa ndaj kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Avokatit, vjen pas shqetësimeve që ka ngritur nga SHBA dhe BE, për çuarjen para të këtij procesi.

Ajo që kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e  zgjedhjes se avokatin e popullit.

Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin. Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik”, ka deklaruar Bardhi për mediat.

/rtsh.al/