RTSH 24 Live

Art

Tiranë, një bienale ndërkombëtare e akuarelit

13/03/2021

 Tiranë, një bienale ndërkombëtare e akuarelit

 

Edhe pse në kushte pandemie, Helidon Haliti ia ka dalë të realizojë të realizojë edhe këtë vit në Tiranë një bienale ndërkombëtare të akuarelit. Ky ishte edicioni i katërt radhazi  dhe u mbajt në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar me mbështetje nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës. 
Nga 850 artistë të interesuar prej 70 vendeve të botës në bienalen e Tiranës u përzgjodhën 300 artistë. Ata sollën punime që i përshtateshin temës "Natyrë e Qetë". 
9 artistë u nderuan me certifikatë mirënjohjeje, me çmimin "Ismail Lulani" u nderua artisti nga Tajlanda, Chien Chung Wei. Çmime si artistët e rinj më të mirë morën Ardi Selimaj nga Shqipëria dhe Benita Jasiqi nga Kosova. 5 çmime si Excellent World u dhanë për Lefter Ceko, Olsen Gripshi, Refki Gollopeni dhe Gëzim Berisha nga Kosova si dhe Parid Topi pas vdekjes.
Natyra e qetë ka frymëzuar te artistët etyde artistike të luleve, frutave, tryezave ku kjo natyrë derdhet me bollëk. Herë edhe e vyshkur, fruta të qëruara, peshq të ngordhur, një natyrë sa e dhimbshme, por edhe një vetësakrifikim i qetë drejt vazhdimit të jetës.