RTSH 24 Live

Sociale

“Tetori rozë”, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit

01/10/2024

 “Tetori rozë”, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit

Tetori cilësohet si muaj  i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit  ku gratë dhe vajzat  marrin informacionet e domosdoshme lidhur me këtë patologji por gjithashtu është muaj i rekomandimit për të kryer një kontroll, që mund të shpëtojë një jetë. Në spitalin e Kukësit prej disa vitesh gratë kanë mundësinë e kryerjes së mamografisë ndërkohë dy viteve të fundit ka ardhur gjithnjë në rritje interesimi për të kryer këtë ekzaminim.

Për të shpëtuar një jetë mjafton vetëm  10- 12 minuta për të kryer mamografinë. Imazheristja Suada Roci thotë se nuk kane munguar dhe gratë nga Hasi Tropoja por dhe Puka.

Në përgjithësi  numri më i larte i ekzaminimeve  kryhet ne tetor , ndaj dhe do të punohet me orare të zgjatura.

Në spitalin rajonal të Kukësit në një ditë gjatë muajt tetor realizohen deri në 25 mamografi, ku qëllimi kryesor është  kapja në kohë e kësaj sëmundjeje në mënyrë që të ketë më shumë mundësi trajtimi por dhe shërimi.

/RTSH/