RTSH 24 Live

Politikë

"SPAK ka nisur procedim penal ndaj Berishës", Balla: Grabitës i kompleksit Partizani

23/06/2022

"SPAK ka nisur procedim penal ndaj Berishës", Balla: Grabitës i kompleksit Partizani

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit ndaj Kryetarit të Partisë Demorkatike të zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, të shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

Balla ka dekaruar se disponon informacione se SPAK se ajo ka nisur procedimin penal ndaj Berishës, lidhur me çështjen e pronës së kompleksit Partizani në Tiranë dhe bëri em dije se më 24 qershor do depozitoj në SPAK dokumente shtesë lidhur me këtë çështje.

Ky ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompensim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Nuk e di por e ftoj parafolësin të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se si është pronar tokash në Dhërmi. Aty ku janë gjithë rraca e këtyre në Gjirin e Lalëzit. Unë e di që është nga Viçidoli. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta çuar pranë Enverit. Kështu e kanë të gjithë servilat. Ky është variant më i turpshëm i servilave të atij regjimit.

Ky grabitësi i pronave vodhi dhe pronën mu në qendër të Tiranës, kompleksin Partizani. Dhe përsëri vazhdoj t'i bëj thirrje SPAK meqë më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin, e nesër do i çoj përsëri dokumente shtesë, si u gjet prona e kompleksit Partizani“, tha Balla.

/rtsh.al/