RTSH 24 Live

Kosova

Schwarzeneger është përfshirë në një aksident rrugor, por pa pësuar lëndime 

22/01/2022

 Schwarzeneger  është përfshirë në një aksident rrugor, por pa pësuar lëndime 

Actori i famshëm Arnold Schwarzeneger është përfshirë në një aksident rrugor në Los Anxheles,  të shkaktuar nga përplasja e katër automjeteve dhe si pasojë e të cilit u lëndua një grua. Fotot nga vendngjarja tregojnë një fuoristradë të rrokullisur mbi tre të tjera në një kryqëzim pranë shtëpisë së tij që ndodhet në lagjen Brentwood. Policia thtoë se për ngarjen nuk ka bërë ndonjë arrestim dhe ka përjashtuar mundësinë se aksidenti mund të ketë qenë shkaktuar si pasojë e përdorimit të narkotikëve apo alkoolit. 
Zëdhënësi i aktorit, i cili gjithashtu ka qenë governator i Californisë, konfirmoi për Los Angeles Times se fuoristrada përfshirë në aksident ishte e Schwarzeneger dhe se ky i fundit nuk u lëndua. 
Fotot  e shkrepura pas përplasjes tregojnë 74-vjecarin që qëndron në anë të rrugës duke folur me oficerët e policisë dhe drejtuesit e mjeteve të tjerë. Sipas raportit të policisë,  Schwarzeneger kishte qenë pranë kryqëzimit të bulevaridt Sunset dhe shëtitores Allenford kur ndodhi përlasja me një Prius të kuq që bëri një kthesë 180 gradë dhe vijoi të ecte për t’u kthyer majtas pavarësisht sinjalit për të ndaluar.  Fuoristrada e aktorit më pas u rrokullis sipër Priusit të kuq dhe më pas të dy pëëfunduan duke goditur edhe dy mjetet e tjera.