RTSH 24 Live

Kosovë

Nurellari: Kurti në OKB ishte autogol. Vuçiq doli hero

09/02/2024

 Nurellari: Kurti në OKB ishte autogol. Vuçiq doli hero

Analisti politik, Adri Nurellari në emisionin ‘3D’ në RTSH, deklaroi se paraqitja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Këshillin e sigurimit  ishte një autogol.

Sipas tij, paraqitja e Albin Kurtit në një ballafaqimi me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pa mbrojtjen e aleatëve të Kosovës është e gabuar dhe Kurti thjesht po justifikohej për vendimet e gabuara të marr individualisht.

“ Pjesëmarrja ka qenë një autogol sepse dje duhet të ishte në qendër të vëmendjes Rezoluta e Parlamentit Evropian vunë në pikëpyetje demokracinë e Serbisë dhe bllokojë ndihmat e alokuara. Vuçiqi doli si hero duke folur në emër të serbëve në Kosovë. Vuçiqi duhet të ishte me shpatulla pas murit, kishim justifikimit e Kurtit që kishte marr një vendim të pa konsultuar me aleatët e vetë”, theksoi ai.  

Gjithashtu Nurellari, tha se më parë qeveritë e Kosovës përfaqësoheshin në nibel ambasadorësh dhe jo në këtë nivel të lartë.

“Por rikthimi në qendër të vëmendjes së Kosovës në  OKB është një dejavu dhe një rikthim në vëmendjen e ndërkombëtarëve të Rezolutës 12/44 dhe kohës së protektoratit të OKB-së.  Një pjesëmarrje në këtë nivel ka qenë e dëmshme për imazhin e Kosovës që po përpiqet ta tregoj veten si një shtet i konsoliduar”, u shpreh analisti Nurellari.

Sipas tij, qeveritë e mëparshme janë përpjekur që raportimin në OKB ta bëjnë krejt formale dhe raportimin e tyre e kanë bërë kryesisht në nivel amsadorësh duke shmangur figurat e larta. Ky është një rikthim i dëmshëm për Kosovën”.

“Kosova duhet të ishte duke negociuar për të hyrë në Këshillin e Evropës, në NATO apo në BE”, përfundon ai.

 

 

/rtsh.al/