Mikrofoni i Radio Televizionit Shqiptar shkoi në qarkun e Korçës për të zhvilluar biseda me fermerët. Të pyetur nga gazetarët tanë ata kërkojnë më shumë emisione të cilat trajtojnë temat e jetës në zonat rurale.
“Më shumë ndjekim për bujqësinë për blegtorinë dhe lajmet”, u shpreh një fermer.
“E shohim rregullisht kur kemi kohë të lirë, shohim lajmet”, tha një fermere.
“E ndjekim dhe na pëlqejnë emisionet për bletarinë, për bujqësinë, për blegtorinë”, u shpreh një tjetër fermer.
Fermerët kërkojnë gjithashtu më shumë hapësirë për zërin e eksperteve të sektorit bujqësorë.
“Intervistat që shkojnë fshat më fshat dhe i shikojmë na behet qejfi”, tha një tjetër fermer.
“Ndonjë agronom që të dijë çfarë ilaçesh duhen, të tregojnë çfarë plehu i përshtatet domates apo patates”, tha fermeri.
“Duhet të ketë më shumë gjëra për bujqësinë, të jetë një emision për shembull se çfarë thotë agronomi”, tha një tjetër fermer.
/RTSH/