E ftuar në studion e emisionit “Miqtë e Pasdites” në RTSH 1, artistja e njohur Justina Aliaj ka ndarë me moderatoren Beniada Nishani një rrëfimi prekës për çiftin Agolli. Pas ndarjes nga jeta e Dritëro Agollit, bashkëshortja e tij, Sadija, vazhdon të mbetet një figurë kyçe në kujtimet e atyre që e njihnin.
Në një bisedë të ngrohtë artistja Justina Aliaj, tregon se ka pasur gjithmonë dëshirën të kishte një shoqe si Sadija, e cila ishte një grua e fortë dhe e gjithëpushtetshme në jetën e Dritëroit. Ajo ishte e pranishme në çdo aspekt të jetës së tij, duke i dhënë mundësinë të shkëlqente, ndërkohë që kujdesej për të dhe për jetën e tyre të përbashkët.
“Kishte ardhur në shtëpinë e Dritërorit një poet që nuk i jap emër, janë ulur me pi raki bashkë. ai nuk e pinte rakinë por e derdhte, linte vetëm Dritëroin me pi Driteroi ishte shumë i sinqertë në bisedë . Sadija vjen në shtëpi e shikon rakinë e derdhur që ai nuk e pinte por pinte vetëm Dritëroi dhe i thotë:”mor Dritëro vetëm ti po pinë se shoku yt po e derdh në tokë”, u shpreh Justina Aliaj.
Artistja e njohur Justina Aliaj tha gjithashtu se ishte Sadija ajo që mbushte plotë jetën e Dritëroit duke ndikuar gjithashtu edhe më shumë në jetën e tyre në çift.
“Sadija më shumë, ajo e rrethonte jetën e Dritëroit, e mbushte plot. Sadija ishte e gjithëpushtetshme në krejt qenien e saj si grua, si zonjë. Kam shumë nostalgji dhe gjithnjë mendoja se e kam aty, unë isha në Belgjike kur ndodhi kjo”, u shpreh aktorja.
Gjatë intervistës me moderatoren, artistja e njohur theksoi se ajo i ka qëndruar shumë pranë shoqes së saj Sadijes, pasi Driteroi u nda nga jeta.
“Sadija në fakt premtoi për së gjalli si njw orakull, “ne e kemi bërë kështu Justina, po iku Dritëroi, do iki dhe unë” kurrë se harroj, “o të dy bashkë, o fare”, ishte e përhumbur nuk kishte më sens jeta për të, shkonte te vendet e tija, ishte bërë sa një grusht”, tha ajo.
/rtsh.al/