RTSH 24 Live

Politikë

Debat i fortë/ Zekthi: SPAK po godet të paprekshmit. Sulo: Pse nuk thërret Ramën?

19/04/2024

 Debat i fortë/ Zekthi: SPAK po godet të paprekshmit. Sulo: Pse nuk thërret Ramën?

Analistët Arion Sulo dhe Fitim Zekthi, kanë pasur një debat të fortë, lidhur me hetimet për figura të ndryshme politike në kuadër të goditjeve që po jep SPAK-u ndaj të paprekshmëve. Sipas Sulos, politikanët zyrtarët janë të pafajshëm deri në një vendim final të gjykatës.

“Të gjithë të hetohen. Kush merret me pushtetin ka mëkatin nga mbrapa. Vepra e Berishës është 15 vjet përpara dhe Berisha s’do na vjedhi më. CEZ- DIA s’na prodhon gjë, as lobimi. Kemi inceneratorët. Ça më duhet mua se çfarë bën Meta. SPAK nuk përmend emrin e Ramës dhe të Veliajt. 30 mln euro në bashki dhe SPAK merret me CEZ- DIA. Prokuroria po prodhon agjendë politike.”, tha Sulo.  

Ndërsa analisti Zekthi vlerësoi se duhet bërë kujdes me spekulimet sepse në mijëra faqe në dosje, futet dora dhe citohet diçka për të cilën të lindin natyrshëm dyshime.

“Ato që thotë Meta janë të habitshme. Bën veprime pa pikë logjike. Ai thotë do mund Rilindjen, do riformatoj partinë, do bëj Shqipërinë, në një kohë që në 32 vite s’ka mundur ta bëjë këtë. Ai duhet të pres procesin gjyqësor. Ai nuk pranon të hetohet dhe del e thotë pse hetohem unë e nuk hetohet Rama etj. Një politikan normal thotë jam i hapur për hetime. Lëre pastaj kur thotë se duke më luftuar mua luftohet demokracia. Është absurde. Askush mbi ligjin. Por ai kërkon të mos hetohet. Ti thua që të hetohet vetëm Rama jo këta të tjerët. Drejtësia po dëshmon se pas 32 vitesh që po prek të paprekshmit. E poshtëronin drejtësinë.”, tha Zekthi.

/rtsh.al/