Zjarret vazhdojnë të jenw tw ndezura në Los Anxhelos, me të paktën 11 njerëz qwkanw humbur jetwn nga flakët dhe 153,000 njerëz nën urdhrat e evakuimit. Autoriteti i shëndetit publik u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda për shkak të niveleve të larta të tymit dhe hirit në ajër.
Rreth 13 persona raportohen të zhdukur dhe 22 të tjerë janë arrestuar gjatë zjarreve, sipas autoriteteve të LA. Nuk dihet nëse personat e zhdukur kanë të bëjnë me 11 vdekjet e konfirmuara tashmë.
Një shtetrrethimi është zbatuar dhe policia ka arrestuar 22 persona për shkelje të shtetrrethimit, shkelje të ligjit, vjedhje dhe plaçkitje në zonat e prekura nga zjarret e Eaton dhe Palisades, thotë sherifi i qarkut LA Robert Luna. Rreth 153,000 njerëz janë nën urdhra evakuimi dhe 166,000 janë nën paralajmërime evakuimi, thotë ai.
Urdhri i evakuimit është një udhëzim i detyrueshëm për banorët që të largohen menjëherë nga zona për shkak të rrezikut të afërt. Paralajmërimet e evakuimit janë alarme paraprake që informojnë banorët se duhet të përgatiten të evakuohen pasi situata mund të përkeqësohet. Shefi i zjarrfikësve të qytetit Anthony Marrone thotë se zjarri i Eaton ka dëmtuar ose shkatërruar 7000 struktura. Zjarri është përhapur në 14,117 hektarë, me 15% kontroll.
Zjarri i Palisades shtrihet në 21,596 hektarë, duke shkatërruar 5,316 struktura. Strukturat nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht shtëpi - ato përfshijnë kasolle dhe automjete.
Gati 1,000 të burgosur kanë punuar si zjarrfikës për të kontrolluar zjarret, sipas raporteve të mediave amerikane.Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit në Kaliforni i tha CNN dhe NPR se të burgosurit mund të fitojnë midis 5,80 dhe 10,24 dollarë në ditë gjatë një emergjence.
Cal Fire gjithashtu u paguan anëtarëve të ekuipazhit një dollarë shtesë në orë.
Një ish-zjarrfikës i burgosur, Royal Ramey, i tha CNN se ai kryente të njëjtën punë si zjarrfikësit e rregullt.
"Ne jemi atje. Ne jemi në vijën e parë," tha ai.
Kalifornia fillimisht krijoi kampe ku njerëzit e burgosur mund të stërviteshin për të luftuar zjarret në vitin 1915. Tani ka 35 objekte të tilla të sigurisë minimale në të gjithë shtetin.
Departamenti i korrigjimeve të Kalifornisë tha se të burgosurit nuk përballen me masa disiplinore nëse zgjedhin të mos shërbejnë në një kamp zjarri, raportoi NPR.
/rtsh.al/