RTSH 24 Live

Serbi

Vuçiq: Duan ta zgjidhin çështjen e Kosovës për shkak të avancimit të Rusisë në Ukrainë

30/03/2024

Vuçiq: Duan ta zgjidhin çështjen e Kosovës për shkak të avancimit të Rusisë në Ukrainë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq duke folur për situatën në Kosovë thotë se ka presion të madh ndaj Republikës së Serbisë dhe këtë herë jo për shkak të saj.

Ai u shpreh se vendi i tij po paguan një çmim të lartë për shkak të situatës gjeopolitike.

Vendet perëndimore ndjejnë presion të madh për shkak të përparimit të forcave ruse dhe pasigurisë se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë. Çështja është që të hiqet Kosova si një as i mundshëm në mëngë i Vladimir Putinit dhe kjo është arsyeja pse ne jemi në shënjestër të Prishtinës dhe atyre që e kanë përkrahur.” - tha Vuçiq gjatë një konference për mediat në Beograd.

Lidhur në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq e quajti të turpshëm rekomandimin pozitiv të raportueses Dora Bakojanis.

Ai paralajmëroi se Serbia do të marrë vendim serioz nëse kjo organizatë evropiane e pranon Kosovën si anëtare.

Mendoj se reagimi i Serbisë duhet të jetë i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm” -tha Vuçiq.

Ndërsa në lidhje me çështjen e dinarit, presidenti serb ngriti shqetësimin se Perëndimi do që Serbia t’ua shesë bankave të huaja degën e Bankës Kombëtare serbe të Kursimeve.

Vuçiq paralajmëroi se nuk do të pranojnë heqjen e dinarit nga territori i Kosovës.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/