RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja e 14 vjeçarit, PD interpelancë urgjente në Kuvend me ministren Manastirliu

4 orë para

Vrasja e 14 vjeçarit, PD interpelancë urgjente në Kuvend me ministren Manastirliu

Vrasja e 14 vjeçarit, PD interpelancë urgjente në Kuvend me ministren Manastirliu

Kuvendi zhvillon të enjten seancë plenare, ku në rend të ditës është kërkesa e paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar, jashtë shkollës “Fan Noli”.

Ngjarja është në vemendje të opinionit publik prej disa kohësh. Mjaftë shoqata dhe grupime kanë protestuar dhe kanë kërkuar dorëheqjen e zonjës Manastirliu, si dhe marrjen e masave urgjente për mbrojtjen e jetës së mxënësve në shkolla.

Në fillim të vitit shkollor 2024-2025 u njoftua shtimi i oficerëve të sigurisë në 40 shkolla më shumë duke e çuar numrin në total 240 punonjës. Një urdhër i fundit i Ministrisë së Arsimit shpall 62 vende vakante për oficerë sigurie në 25 zyra vendore arsimore. Kërkesa më e madhe është në Tiranë, Kruja, Lezha, Dibra dhe Vlora. 

/ rtsh.al /