RTSH 24 Live

Ekonomi

Ulen çmimet e karburanteve! Nafta bie me 6 lekë, edhe benzina do shitet 5 lekë më pak

22/07/2022

Ulen çmimet e karburanteve! Nafta bie me 6 lekë, edhe benzina do shitet 5 lekë më pak

Është ulur sërish nafta dhe benzina, vetëm 24 orë pas uljeve të bëra më herët nga Bordi i Transparencës, ndërsa gazi vijon të mos ndryshojë. Nafta është ulur me 6 lekë ku nga 232 lekë/litri ka shkuar në 226 lekë/litri. Edhe benzina ka pësuar ulje me 5 lekë ku nga 216 lekë/litri, sot do tregtohet 211 lekë/litri. Gazi vijon të jetë i pandryshueshëm me 81 leka/litri

“Bordi i Transparencës në datë 22 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 214 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër”, thuhet në njoftim

Çmimet e reja hynë në fuqi sot nga ora 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/rtsh.al/