RTSH 24 Live

Europë

Ukrainë, mbyllet edhe reaktori i fundit

13/04/2024

Ukrainë, mbyllet edhe reaktori i fundit

Reaktori i fundit në termocentralin bërthamor të Zaporizhyas, të pushtuar nga Rusia, është mbyllur pasi luftimet vazhdojnë në zonë që prej tri vitesh.

“Kjo do të thotë se të gjashtë njësitë e reaktorëve të uzinës janë tani në një gjendje mbylljeje të ftohtë. Asnjë radioaktivitet nuk ka shpëtuar gjatë procedurës”, shkroi në Telegram ekipi drejtues.

“Puna u krye në mënyrë rigoroze në përputhje me të gjitha standardet e zbatueshme të funksionimit”, shtoi ai.

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, me një kapacitet prej gati gjashtë gigavat, u pushtua nga trupat ruse menjëherë pas pushtimit të Ukrainës me urdhër të Kremlinit në shkurt 2022.

Ai u minua gjerësisht dhe u sulmua disa herë, duke nxitur shqetësimin ndërkombëtar për një aksident të mundshëm bërthamor.

Të dyja palët ndërluftuese akuzuan vazhdimisht njëra-tjetrën se po përpiqeshin të provokonin një incident në uzinë, e cila u mbyll në shtator 2022 për shkak të rrezikut.


/ rtsh.al /