RTSH 24 Live

Botë

Turqia përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve, Erdogan favorit sipas sondazheve

27/05/2023

Turqia përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve, Erdogan favorit sipas sondazheve

Orët e fundit të garës presidenciale të Turqisë janë bërë gjithnjë e më të vështira. Përpara votimit të balotazhit të së dielës, rivali i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka tërhequr votat nacionaliste duke u zotuar se do të dëbojë miliona refugjatë sirianë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e akuzoi atë për gjuhë të urrejtjes dhe tha se një fitore e Kilicdaroglu do të ishte një fitore “për terroristët”.

Erdogan rezulton i preferuari në sondazhe, por rivali i tij beson se diferenca ende mund të kapërcehet.

Në raundin e dytë të garës, Rexhep Tajip Erdogan ka një epërsi prej gati pesë pikësh (49.5%) ose 2.5 milionë vota, kundrejt kundërshtarit të tij Kemal Kilicdaroglu (44.5.

Pavarësisht kësaj aritmetike, e cila apriori favorizon sunduesin e lojës politike në Turqi në njëzet vitet e fundit, ka ende një variabël të panjohur: janë 8.3 milionë votat e qytetarëve që nuk u shprehën në raundin e parë, megjithëse pjesëmarrja arriti në 87%./ BBC

/rtsh.al/