RTSH 24 Live

Botë

Drejtori i CIA-s pritet të takohet me Netanyahun

08/05/2024

Drejtori i CIA-s pritet të takohet me Netanyahun

Drejtori i CIA-s, William Burns do të zhvillojë bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarët izraelitë, tha një burim i njohur me udhëtimin e tij për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burns është nisur drejt Izraelit nga Kajro, ku po zhvillohen negociatat për armëpushim. Të pesë delegacionet që marrin pjesë në bisedimet të marten, Hamasi, Izraeli, SHBA, Egjipti dhe Katari kanë reaguar pozitivisht ndaj rifillimit të negociatave.

Takimet pritet të vazhdojnë të mërkurën në mëngjes, thanë dy burime egjiptiane.

Izraeli deklaroi të hënën se një propozim trefazor i miratuar nga Hamasi ishte i papranueshëm sepse kushtet ishin zbutur.

 

/rtsh.al/