RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Trump apo Harris? Nurellari: Vota popullore mund të jetë për Harris, por shancet më të mëdha janë...?

3 orë para

Trump apo Harris? Nurellari: Vota popullore mund të jetë për Harris, por shancet më të mëdha janë...?

Zgjedhjet presidenciale në SHBA ishin në vemendje të emisionit 3D të Alban Dudushit në RTSH 1 HD.

Polittologu Adri Nurellari tha se lidhur me zgjedhjet ka një konsensus të brendshëm që të mos bëhen parashikime për projeksione të forta. Sipas tij statistikisht nuk ka mundësi që shancet të jenë 50-50.

Në vlerësimin e tij shancet më shumë për fitore i ka zoti Trump. Republikanët kanë një shpërndarje më të favorshme historike, tha ai. Ndërsa ato shtete që kanë përqindje më të madhe demokratësh kanë peshë spekcifike më të vogël. Vota popullore mund të jetë për Harrisin, por elektorët janë shpërndarë në mënyrë të tillë që të favorizojnë Trumpin tha zoti Nurellari.

Ai vlerësoi edhe vetëdeklarimet që për herë të parë janë 3 përqind më shumë se ato të demokratëve. Ndërkaq tha ai vlerësimet për qeverisjen janë në disfavor të demokratëve, pasi qeverisja e Bidenit le shumë për të dëshiruar.

Më tej Nurellarri vlerësoi tendencën ndërkombëtare në favor të demokratëve dhe se SHBA nuk është ende e gatshme të drejtohet nga një femër me ngjyrë.

/ rtsh.al /