RTSH 24 Live

Botë

Tragjedia në Itali, shkon në 7 numri i alpinistëve të vdekurve, 13 të zhdukur! Shpëtohet një austriak

04/07/2022

Tragjedia në Itali, shkon në 7 numri i alpinistëve të vdekurve, 13 të zhdukur! Shpëtohet një austriak

Shkon në 7 numri i të vdekurve nga shembja e një masivi të madh akullnaje në malet e Marmoldës në Tentino të Italisë. Të plagosur janë 8 persona, mes të cilëve dy janë në gjendje të rëndë.

Aktualisht rezultojnë 13 alpinistë të zhdukur, ndërsa më herët u gjet një shtetas austriak.

Teksa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për gjetjen e alpinistëve të tjerë me kalimin e orëve, operacioni bëhet më i ndërlikuar.

Pas gjashtë viktimave të zbuluara dje, sot është gjetur vetëm një dhe sipas ekipeve të shpëtimit do të jetë gjithnjë e më e vështirë për gjetjen e të tjerëve pasi është shumë vështirë gërmimi mes akullit dhe shkëmbit.

“Nuk gërmojmë dot sepse akulli është ngjeshur fort dhe për këtë arsye nuk kemi më asgjë me dorë”, thanë ekipet e shpëtimit.

/rtsh.al/