RTSH 24 Live

Kosova

Tensionet në veri të Kosovës, Deputeti ukrainas: Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive, mbrojmë Kosovën

01/08/2022

Tensionet në veri të Kosovës, Deputeti ukrainas: Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive, mbrojmë Kosovën

Tensionet në veri të Kosovës si pasojë e vendimit për implementimin e vendimit për reciproritetin për mjetet e identifikimit dhe targat serbe ka sjellë reagimin e Oleksiy Goncharenko, deputet në Parlamentin ukrainas dhe anëtar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Përmes një postimi në Twitter, Goncharenko shpreh mbështetjen e Ukrainës ndaj Kosovës në rast pushtimit të kësaj të fundit nga Serbia.

Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali i Trojës i Putinit në Europë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko.

Qeveria e Kosovës ka shtyrë me 30 ditë vendimin për implementimin e vendimit për reciproritetin për mjetet e identifikimit dhe targat serbe.

/rtsh.al/