RTSH 24 Live

Politikë

Tatimi i profesioneve të lira, Tabaku: Drafti i paqartë, qeveria po bën biznes me krizën, të ulë shpenzimet

30/06/2022

Tatimi i profesioneve të lira, Tabaku: Drafti i paqartë, qeveria po bën biznes me krizën, të ulë shpenzimet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” ka dhënë detaje lidhur me draftin e qeverisë për taksimin e profesioneve të lira. Tabaku ka deklaruar se ky draft është i paqartë ndërsa theksoi se në 8 vitet e fundit ka një strategji nga qeveria për rritjen e taksave. Tabaku thekson se qeveria po penalizon palcën e ekonomisë duke rritur taksat ndërsa theksoi se duhen marrë masa për reduktimin e shpenzimeve dhe shpërndarjen e tyre të shtresat në nevojë.

Është fakt që gjatë 8 viteve të fundit ka patur strategji për rritjen e taksave. Kjo rritje graduale ka rënduar mbi ato që janë taksapagues të rregullt dhe jo mbi ato që kanë kryer evazion. Qeveria po diskuton një draft me shumë versione që parashikon që gjithë profesionet e lira do taksohen me taksën progresive, që kanë qenë jashtë taksimit prej 30 vitesh pasi se ka punën e sigurt.

Ka disa profesione që si pasojë e rriskut të lartë dhe investimit të madh që kanë pasur në punën e tyre nuk kanë pasur pjesën e taksimit si gjithë të tjerët por kanë paguar taksën si biznese të vogla. Drafti i qeverisë është i paqartë. Individi pronari do tatohet si dikush i punësuar që i fut në skemën e tatimit që shkon maksimuni deri në 23 % si taksë progresive. Në gjithë botën këto trajtohen siç janë trajtuar deri më sot, në periudhë krize nuk rriten taksat dhe nuk penalizohet palca e ekonomisë.

Problemi është që kjo situatë nuk është sot në Shqipëri. Një vend që nuk prodhon asgjë sigurisht që impaktohet. Por, ka që në shtator të vitit të kaluar që ka patur rritje të çmimit, që ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në produktet e shportës. Në gjithë botën ka paketa. Ne këtu në Shqipëri kemi bord që cakton çmimin më të larta.

Këtu po rriten taksat, duhen ulur shpenzimet e panevojshme, koncensionet që kanë zënë 12 % të produktit të brendshëm bruto. Qeveria duhet të ulë shpenzimet e panevojshme, siç janë koncensionet. Qeveria po hap Milotin, po përfundon Kardhiq-Delvinë.  Qeveria të marrë masa për reduktimin e  shpenzimeve dhe shpërndarjen e tyre te shtresat në nevojë. Qeveria duhet t’i japë frymë biznesit. Sot nuk ka më ekonomi tregu”, tha Tabaku.

/rtsh.al/