RTSH 24 Live

Botë

Takimi i ministrave të NATO-s, Stoltenberg njofton miratimin e strategjisë për inteligjencën artificiale

23/10/2021

Takimi i ministrave të NATO-s, Stoltenberg njofton miratimin e strategjisë për inteligjencën artificiale

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s miratuan strategjinë e parë të aleancës për inteligjencën artificiale dhe krijimin e Fondit të Inovacionit të organizatës. Pas ditës së dytë të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg njoftoi se aleatët e NATO-s nënshkruan një marrëveshje për krijimin e këtij fondi. 
"Fondi i ri i inovacionit i NATO-s do të na sigurojë që të mos mbesim prapa në teknologjinë dhe aftësitë më të fundit që do të jenë kritike për sigurinë tonë", shtoi ai. Nisma, e financuar nga 17 shtete anëtare të NATO-s, do të mbështesë kërkimin dhe zhvillimin në lidhje me teknologjitë shkatërruese me mbi 1 miliard dollarë. Kreu i NATO-s shpjegoi se strategjia përshkruan se "si do të përshpejtojmë adoptimin e inteligjencës artificiale në atë që bëjmë, përcakton se si do ta mbrojmë këtë teknologji dhe do të adresojmë kërcënimet që vijnë nga përdorimi i inteligjencës artificiale nga kundërshtarët".