RTSH 24 Live

Botë

Sulm me armë në Jerusalem, 7 të plagosur, në kërkim autorët

14/08/2022

Sulm me armë në Jerusalem, 7 të plagosur, në kërkim autorët

Të paktën shtatë persona janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr në një autobus dhe në një parking makinash pranë Muri Perëndimor në Jerusalem. Policia ka nisur kërkimin për personat e armatosur, të cilët u larguan pas sulmeve.

Sipas BBC një sulmues kishte pritur që autobusi të mbërrinte në një ndalesë, përpara se të hapte zjarr teksa hipnin pasagjerët.

Kryeministri izraelit Yair Lapid tha se forcat e sigurisë po punonin për të kapur terroristin dhe u zotua se kushdo i përfshirë në sulm do të paguante një çmim për çdo dëm ndaj civilëve tanë.

Muri Perëndimor është një nga vendet më të shenjta në judaizëm dhe mijëra adhurues shkojnë në një pelegrinazh atje çdo vit për t'u lutur.

Sulmi vjen një javë pasi 44 persona u vranë në Rripin e Gazës gjatë shpërthimit më serioz që nga një konflikt 11-ditor në maj 2021.

/rtsh.al/