RTSH 24 Live

Politikë

Si i ka marrëdhëniet Gjokutaj me Ilir Metën?

18/04/2024

Si i ka marrëdhëniet Gjokutaj me Ilir Metën?

Juristi Genc Gjokutaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se ka marrëdhënie shumë të mira dhe korrekte me kryetarin e PL-së, Ilir Meta.

“Jam pro etikës. Meta është nga të vetmit që mund të presë dhe me orë për tu informuar. Unë nuk kam përvojë se ai nuk pranon këshilla. Ai është një lider politik. Nëse hy në filozofinë e tij se si duhet të bëj politikë nuk bëhet më fjalë për miqësi. Kam marrëdhënie më të mira se sa duhet. Jam jurist dhe Ilir Meta e ka kuptuar varfërinë e partive me juristë. Është handikap që partitë nuk pranojnë juristë. Nga kjo qeveri kemi mësuar se diçka që nuk bëhet  me lekë bëhet me shumë lekë. Rama di të blej të vëzhgojë. Rama nuk njeh garë dhe nuk ka bërë zgjedhje në parti.”, tha Gjokutaj.

/rtsh.al/