RTSH 24 Live

Ekonomi

Shtohen sipërfaqet e mbjella, fermerët zgjedhin preshin, bamjen dhe qepën si garanci në shitje

04/02/2023

Shtohen sipërfaqet e mbjella, fermerët zgjedhin preshin, bamjen dhe qepën si garanci në shitje

Në tokat e fshatit, Qerret i vjetër në Lushnje, prej 30 vjetësh mbillet preshi. Familjet fermerë sigurimin e të ardhurave ekonomike e kanë nga kjo kulturë bujqësore, ndaj sipërfaqet e mbjella janë shtuar përherë. Këtë vit, prodhuesit po e shesin me shtrenjtë, por kosto e prodhimit përsëri nuk justifikon fitimin.

Sipas banorëve, mbjellja e këtyre tokave tradicionalisht bazohet në kulturat si presh, qep dhe bamje. Këtë zgjedhje e kane bërë sepse kanë garanci në shitje, pavarësisht fitimit.

Nga muaji korrik kur është bërë mbjellja e deri në mars këto toka janë të zëna me presh. Aktualisht 1 kg po shitet për 35 lekë dhe prodhuesit pohojnë se ky është çmimi më i lartë që ofrojnë tregtarët.

Tonelata e preshve që prodhohen nga fshati, shkon kryesisht për eksport dhe tregun vendas. Sipërfaqjet e mbjella me këtë kulturë po shtohen çdo vit, ku për 2022, vitin që lamë pas llogaritet rreth 250 ha.

/rtsh/