RTSH 24 Live

Botë

Shtetet e Bashkuara dënojnë udhëheqësit e Mianmar me sanksione

23/02/2021

Shtetet e Bashkuara dënojnë udhëheqësit e Mianmar me sanksione

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione për dy udhëheqës të tjerë në regjimin ushtarak të Mianmarit.

Këta janë Shefi i Forcave Ajrore, Gjenerali Maung Maung Kyaw dhe Gjenerallejtnant Moe Myint Tun.

Të dy gjeneralët kanë pasuritë e tyre në Shtetet e Bashkuara të ngrira dhe nuk lejohen të hyjnë në vend.

“Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim më shumë veprime kundër atyre që kryejnë dhunë dhe shtypin vullnetin e njerëzve. Ne nuk do të lëkundemi në mbështetjen tonë për njerëzit e Birmanisë (Mianmar)”, thotë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken.

Njoftimi vjen pasi BE miratoi sanksionet kundër ushtrisë së Mianmarit, një përshkallëzim i presionit ndërkombëtar që nga grusht shteti ushtarak më 1 shkurt, kur udhëheqësi popullor i vendit, Aung San Suu Kyi, u vendos në arrest shtëpiak./RTKLive