RTSH 24 Live

Sport

Shqipëria në Euro 2024, qeveria akordon fondin 200 milionë lekë për FSHF

29/12/2023

Shqipëria në Euro 2024, qeveria akordon fondin 200 milionë lekë për FSHF

Qeveria shqiptare ka vendosur të financojë Federatën Shqiptare të Futbollit me shifrën e 200 milionë lekëve për të ndihmuar pjesëmarrjen e ekipit kombëtar të futbollit në finalet e Europianit të vitit 2024, që do të luhen në Gjermani.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit “Për sportin”, qeveria shqiptare vendosi  financimin, në masën 200 000 000 lekë, të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit, në kuadër të UEFA EURO 2024," shkruhet ndër të tjera në vendimin e publikuar. 

Fondi i përcaktuar do të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2023 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

/ rtsh.al /