Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti në një takim ministren e Kulturës dhe Medias të Malit të Zi, Tamara Vujoviç. Në takim u diskutua mbi mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Diskutuam me fokus të veçantë mbi fuqizimin e lidhjeve kulturore në fushat e kinematografisë, teatrit dhe botimit, duke synuar të krijojmë një platformë të përbashkët për shkëmbime artistike dhe projekte të përbashkëta”, u shpreh ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Sipas ministrit Gonxhja, ky bashkëpunim do të jetë një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje ku kultura e përbashkët dhe e ngjashme do të frymëzojë projekte që bashkojnë dhe pasurojnë kalendarin artistik të të dyja vendeve.
Ministrja Vujovic ishte e pranishme në Tiranë gjatë aktiviteteve të Javës Kulturore Malazeze.
/ rtsh.al /