RTSH 24 Live

Kosovë

Shpërthim në veri të Kosovës, sulmohet me granatë banesa e një biznesmeni serb

18/04/2024

Shpërthim në veri të Kosovës, sulmohet me granatë banesa e një biznesmeni serb

Në orët e para të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në pjesën veriore të Kosovës, ku dyshohet se është hedhur një granatë dore. Agjencia e lajmeve KosovaPress raporton se incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, në oborrin e banesës së biznesmenit serb, Dragan Mllagjeviç, i njohur me nofkën Soni.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës në veri thuhet  “Sot në orët e para të mëngjesit në Zveçan, respektivisht Zherovnic është dëgjuar një shpërthim, që dyshohet se është shkaktur nga një granatë dore e cila është hedhur në oborrin e një shtëpie. Janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk ka njerëz të lënduar.” 

KosovaPress duke cituar burimet e saj raporton se dyshohet se biznesmeni serb Mllagjeviç është sulmuar qëllimshëm për shkak të bashkëpunimit të ngushtë me shqiptarët, ndërsa së fundmi kishte furnizuar me mallra edhe veriun.

Gazetare: V. Zhari

/RTSH/