Bashkia Shkodër ka nisur punën prej pak ditësh për krijimin e një hapësire të re për ta vënë në funksion të tregtarëve në lagjen "Perash”.
Kjo sipërfaqe e vënë në dispozicion për tregtarët ambulant të fruta- perimeve do të krijojë kushte optimale për ta, por nga ana tjetër pritet t'i jap zgjidhje edhe lirimit të trotuareve të cilat ishin të zënë në këtë zonë pasi shitësit ushtronin aktivitetin e tyre në hapësirat publike.
Bashkia Shkodër bëri të ditur pak kohë më parë se ka një plan të qartë për sa i përket nevojës për tregjet publike dhe krijimin e hapësirave të tregtimit të produkteve lokale në kushte sa më të mira si për tregtarët ashtu edhe për blerësit.
Këto projekte do të shtrihen në të gjithë qytetin por edhe në njësitë administrative për krijimin e infrastrukturës së duhur të tregtimit të produkteve agro - ushqimore.
Gazetar: Luan Kadija
/rtsh.al/