RTSH 24 Live

Aktualitet

Shkodër, 9-vjeçarja gjendet e mbytur në lumin Buna, dyshohet se kanë humbur jetën edhe nëna me 2 fëmijët e tjerë

05/05/2024

Shkodër, 9-vjeçarja gjendet e mbytur në lumin Buna, dyshohet se kanë humbur jetën edhe nëna me 2 fëmijët e tjerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër këtë të Diel (5 maj), ku një e mitur 9 vjeçe, e cila rezultonte e humbur sëbashku me nënë dhe 2 fëmijët e tjerë, është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Buna. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna, shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur, ndërsa polumbarët e forcave RENEA ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

Policia ka arrestuar bashkëshortin e Alma Arrazit, 31-vjeçarin Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Trupi i të miturës u gjet nga një peshkatar rastësisht një ditë më parë, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 9, 8 dhe 3 vjeç.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje, teksa sipas Policisë, 39-vjeçarja dhe fëmijët dyshohet se janë vetëmbytur, veprim i ndërmarrë për shkak të dhunës sistematike që ushtrohej ndaj tyre nga 31-vjeçari Ergys Arrazi.

/rtsh.al/