RTSH 24 Live

Kuriozitete

Shkencëtarët pretendojnë të rikthejnë nga zhdukja tigrin tasmanian

25/10/2024

Shkencëtarët pretendojnë të rikthejnë nga zhdukja tigrin tasmanian

Tigri Tasmanian, një marsupial i ngjashëm me ujkun që dikur gjendej në pyjet e Tasmanisë, mund të rikthehet nga zhdukja pasi një ekip studiuesish amerikanë dhe australianë pretendojnë se kanë arritur një sërë  zbulimesh shkencore për ti dhënë jetë tigri tasmanian, i fundit vdiq në një kopsht zoologjik të Hobart në 1936.

Shumica e përpjekjeve për të rindërtuar kodin gjenetik të specieve të zhdukura prej kohësh pengohen nga fakti se ADN-ja është e brishtë dhe prishet me kalimin e kohës. Por një ekzemplar 108-vjeçar i ruajtur në alkool në një muze në Melburn i ka lejuar ekipit të nxjerrë një sekuencë të ADN-së së tigrit tasmanian që ata pretendojnë se është 99.9% e njëjtë me origjinalin.

Shkencëtarët pretendojnë se kanë bërë më shumë se 300 "redaktime" gjenetike me prejardhje nga tigri tasmanian në qelizat e Dunnart të rritura në laborator, si dhe kanë mësuar se si të nxisin ovulimin në kafshët marsupiale dhe të rritin embrionet e tij jashtë mitrës të ngjashme me teknikat e përdorura tek njerëzit.

/rtsh.al/