RTSH 24 Live

Kosovë

Shkarkimi i Arifit: Vuçiç më shkarkoi me aprovimin e Kurtit. Unë isha zë kritik

22/04/2024

Shkarkimi i Arifit: Vuçiç më shkarkoi me aprovimin e Kurtit. Unë isha zë kritik

Ish-kryetari i komunës së Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se shkarkimi i tij nga drejtimi i qytetit prej Aleksandër Vuçiqit është bërë me aprovimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Arifi vuri në dukje se lidershipi shqiptar i Luginës së Preshevës ka dalë kundër tij duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin për ta shkarkuar atë nga drejtimi i kësaj komune.

Majde, Arifi hodhi akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se shkarkimi i tij është bërë me urdhër të Vuçiqit dhe aprovimin e Albin Kurtit.

Kanë luajtur rolin e të fortit në rajon. Shkarkimi im nuk do të mund të kishte ndodhur pa ndihmën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Pra lidershipin shqiptar në Luginën e Preshevës... Ata janë pyetur; a doni të vijoni me organin teknik deri në zgjedhjet e radhës dhe ata kanë thënë; Po!

Kjo “Po” e atyre e kanë bërë të mundshme shkarkimin tim. Kjo është e gjitha! Edhe një më lart madje! Kjo “Po” e atyre për të më shkarkuar mua është aprovuar nga Vetëvendosja dhe Albin Kurti”, është shprehur Shqiprim Arifi.

/rtsh.al/