RTSH 24 Live

Sociale

Shëndeti mendor në vendin e punës, 15% e të punësuarve të prekur. Ankthi dhe depresioni çrregullimet kryesore

10/10/2024

Shëndeti mendor në vendin  e punës, 15% e të punësuarve të prekur. Ankthi dhe depresioni çrregullimet kryesore

Të  paktën një herë në jetë të gjithëve na ka ndodhur të jemi prekur nga situata stresuese në vendin e punës. Nga pritshmëritë jorealiste të performancës e deri te kërkesat  përtej mundësive të shefave që na kanë drejtua , të pakët janë ata që mund të shpëtojnë pa u prekur nga shëndeti mendor. Në ditën botërore të shëndetit mendor Organizata Botërore e shëndetit mendor thotë se në çdo moment 1 në 10 persona mungojnë në punë për shkak të stresit dhe ankthit .

Çrregullimet kryesore të shëndetit mendor në vendin e punës janë ankthi dhe depresioni. Të gjithë jemi të predispozuar për tu prekur nga mendërisht nga kushtet e punës dhe faktorët kryesor ndikues janë parat e ulëta, oraret jo fleksibël, kërkesat e larta jorelaliste për kushtet dhe mundësitë që ofron vendi I punës , afatet e vendosura dhe ngarkesa për kapjen e objektivave si presioni psikologjik të gjitha këto çojnë në probleme të forta të shëndetit mendor”, u shpreh Andia Meksi,  Eksperte e shëndetit mendor, ISHP.

Sipas ekspertëve identifikimi I rasteve në vendin e punës është bërë i domosdoshëm për të mos rritur problematikat

Burimet njerëzore në të gjitha institucionet apo ndërmarrjet që kanë një numër relativisht të mesëm apo të lartë punonjësish duhet të trajnojnë burimet njerëzore për identifikimin e shenjave kryesore të stresit dhe ankthit në punë me qëllim referimin e rasteve për ndihmë”, u shpreh Meksi.

Por çfarë rekomandohet për një mirëqenie mendore ?

Paga më të larta, kontroll apo ulje të ngarkesës në punë, orare pune më fleksibël, infrastrukturë miqësore,  etj janë disa nga masat që duhen rishikuar për të garantuar një shëndet mendor të pandikuar nga vendi i punës”, tha Andia Meksi.

Rreth 15% e të rriturve në moshë pune kanë një çrregullim të shëndetit mendor me pasoja edhe në familje.

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/