RTSH 24 Live

Kosova

SHBA do të largojë të gjitha trupat nga Afganistani në 11 shtator

14/04/2021

SHBA do të largojë të gjitha trupat nga Afganistani në 11 shtator

Presidenti amerikan Joe Biden do të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator, u thanë zyrtarët mediave amerikane.

Ky afat do të përkojë edhe me 20 vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit në SHBA në 2001.

Presidenti Biden kishte deklaruar më parë se afati i 1 majit do të ishte i vështirë për t’u përmbushur.

Zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s kanë thënë se talebanët, një lëvizje islamike e vijës së ashpër, deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet për të zvogëluar dhunën.

Ata janë paralajmëruar se nëse sulmojnë trupat amerikane gjatë fazës së tërheqjes, ata “do të marrin një përgjigje të fuqishme”, tha një zyrtar i lartë i administratës i cili po informonte gazetarët.

Biden kishte vendosur që një tërheqje e nxituar që do të vinte në rrezik forcat amerikane nuk ishte një opsion i zbatueshëm, shtoi zyrtari.

Në të njëjtën kohë, SHBA përcaktoi se tani ishte koha për të përmbyllur konfliktin 20-vjeçar në Afganistan.

Vendimi për tërheqjen e trupave pritet të publikohet sot nga vetë presidenti Biden.

Një vendim i tillë erdhi edhe nga fakti se talebanët njoftuan se nuk do të marrin pjesë në samitin e mundësuar nga Amerika më 16 prill, nëse më parë nuk largohen trupat e huaja nga Afganistani.