RTSH 24 Live

Botë

Senatorja Thorpe përplaset me Mbretin Charles: Na ktheni tokat tona, kryet genocid ndaj popullit

21/10/2024

Senatorja Thorpe përplaset me Mbretin Charles: Na ktheni tokat tona, kryet genocid ndaj popullit

Senatorja indigjene Lidia Thorpe është përpjekur të sulmojë Mbretin Charles, ndërsa e ka akuzuar për vjedhjen e tokës aborigjene.

Ngjarja u regjistrua në dhomën e Parlamentit në Canberra teksa Mbreti po mbante fjalimin e tij i cili përfshinte kohën e tij si nxënës shkolle në Australi, pandeminë Covid dhe cenueshmërinë e Australisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Fill pas përfundimit të fjalës së tij, senatorja Thorpe iu afrua skenës duke bërtitur “ky nuk është vendi juaj”.

Ju keni kryer gjenocid ndaj popullit tonë. Na ktheni tokën tonë. Na jep atë që na vodhe – kockat tona, kafkat tona, foshnjat tona, njerëzit tanë”, bërtiti Thorpe.

Sigurimi e ndaloi atë të afrohej dhe e nxori jashtë dhomës ndërsa Mbreti u kthye për të folur me kryeministrin Anthony Albanese.

Thorpe është gruaja e parë aborigjene nga shteti i Viktorias që bëhet senatore.

Kur u betua në parlament, ajo refuzoi të bënte betimin për besnikëri ndaj mbretëreshës së ndjerë.

/rtsh.al/