RTSH 24 Live

Kosovë

Seanca për Kosovën, SHBA në OKB: Serbia s’ka bërë asgjë për të dënuar autorët e sulmit në Banjskë

22/04/2024

Seanca për Kosovën, SHBA në OKB: Serbia s’ka bërë asgjë për të dënuar autorët e sulmit në Banjskë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB ka deklaruar se Serbia nuk ka bërë asnjë përpjekje për të gjetur përgjegjësit e sulmit të Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar.

“Serbia duhet të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023”, u shpreh përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB.

Ai theksoi më tej se kanë kaluar rreth 7 muaj që nga sulmi në Banjskë dhe Serbia nuk ka bërë asnjë progres për ndalimin e Milan Radoiçiq dhe nxjerrjen e tij para drejtësisë. Ndërsa shtoi se palët duhet të gjejnë rrugën e marrëveshjes për çështjen e dinarit dhe atë të asociacionit të komunave serbe.

SHBA ndan gjithë aspiratat e vendeve të rajonit për stabilitet, demokraci dhe multietnicitet. Do punojmë me partnerët tanë në rajon. Kur shohim historinë e viteve të fundit shohim progres, por shohim edhe veprime përshkallëzuese nga të dyja palët që shtyn progresin. Kanë kaluar 7 muaj nga sulmi paramilitar serb në Banjskë. Serbia nuk ka bërë asnjë progres për ndalimin e liderit të sulmit Milan Radoiçiq. Ne kërkojmë veprimin e ligjit, Serbia duhet të punojë me KFOR që të ndalojë që një rast i tillë të ndodhë sërish. Ne kërkojmë që të dyja palët të gjejnë rrugën e marrëveshjes për çështjen e dinarit dhe atë të asociacionit të komunave serbe. Kosova ka mbajtur një votim për heqjen e kryetarëve të komunave serbe në veri, ne vlerësojmë veprimtarinë e Kosovës për këtë proces. E dimë se nuk ka vendim nga votuesit për të hequr kryetarët dhe ata mbeten në detyrë”, tha përfaqësuesi amerikan në OKB.

/rtsh.al/