RTSH 24 Live

Europë

Samitit G7 në ditën e dytë

12/06/2021

Samitit  G7 në ditën e dytë

Ka nisur këtë të shtunë në Carbis Bay, në Cornwall, punimet e ditës së dytë të samitit të udhëheqësve të G7-s, ku janë planifikuar tri seanca të dedikuara epokës postCovid-19, specifikuar te politikat shëndetësore dhe vaksinat. G7-a ka planifikuar një plan global të koordinuar për të luftuar pandemitë e ardhshme që siguron, ndër të tjera, uljen nga 300 në 100 ditë për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave. Gjithashtu e shumëpritur gjatë ditës do të jetë edhe ndërhyrja e presidentit amerikan, Joe Biden, në sesionin kushtuar politikës së jashtme, me vëmendjen e Uashingtonit të përqendruar në rifillimin e sfidës së një fronti të demokracive ndaj Rusisë dhe mbi të gjitha Kinës. Të pranishëm janë  edhe sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres dhe numri një i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Ghebreyesus. 
Ndërkohë  Mbretëresha Britanike Elizabeth II-të organize një pritje për pjesëmarrësit e G7, ku ajo u takua për herë të parë me Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara. Biden është kreu i 13-të i Shtëpisë së Bardhë, të cilin ajo e takoi gjatë sundimit të saj gati shtatë dekadash në fronin britanik. Madje Mbretëresha Britanike Elizabeth II-të i bëri të ftuarit e saj të qeshnin kur me shaka i pyeti kur pozonin për një foto nëse duhej të dukeshin sikur po kënaqeshin. Kur udhëheqësit qeshën, kryeministri britanik, Boris Johnson me shaka u përgjigj “Ne jemi duke shijuar veten, pavarësisht nga pamja e jashtme”. Pritja për udhëheqësit botërorë është ngjarja e parë e madhe publike që Mbretëresha ka marrë pjesë që nga vdekja e burrit, Princit Philip.