RTSH 24 Live

Botë

Rusia publikon pamjet e luftanijeve të saj gjigante, që dërgohen në Detin e Zi

26/01/2022

Rusia publikon pamjet e luftanijeve të saj gjigante, që dërgohen në Detin e Zi

Rusia publikoi pamjet e luftanijeve të saj gjigante që dërgoheshin në Detin e Zi në mbështetje të krizës kufitare me Ukrainën. Moska tha se dislokimet vijnë për kohën që pret përgjigje pas bisedimeve me SHBA për përpjekjet e reduktimit të rrezikut të konfliktit ushtarak.

Ajo tha se 20 luftanije dhe mjete detare mbështetëse janë dërguar për manovra në Detin e Zi mes tensioneve me NATO-n në Evropën lindore. Ministria e mbrojtjes konfirmonte sot se grupi ushtarak në të cilin përfshihen frigata, anije raketore, mina-lëshuese dhe mjete amfibe, ishte nisur nga portet e Sevastopol e Novorossiysk në brigjet jugore të vendit.

Një video e publikuar nga ushtria tregonte disa nga anijet më të reja luftarake që merrnin pjesë, siç është frigata Admiral Essen, e cila është bashkuar me flotën në 2016, apo korveta Ingushetia, që nisi lundrimet në 2019.