RTSH 24 Live

Europë

Rusia arreston zëvendësministrin e Mbrojtjes nën dyshimet për korrupsion

24/04/2024

Rusia arreston zëvendësministrin e Mbrojtjes nën dyshimet për korrupsion

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Timur Ivanov, është arrestuar të martën nën dyshimin për marrje ryshfeti, ka njoftuar Komiteti Hetues i Rusisë, raportoi  agjencia “Tass”.

Në deklaratën e lëshuar nga ky komitet nuk janë dhënë shumë detaje.

“Zëvendësministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Timur Vadimovich Ivanov është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e një krimi sipas pjesës 6 të nenit 290 të Kodit Penal (marrje e ryshfetit)”, thuhet në njoftim.

Siç është raportuar, vepra dënohet me gjobë të madhe ose me mbi 10 vjet burg, në varësi të detajeve të krimit.

Ivanovi është nën sanksionet e Bashkimit Evropian si zyrtar i lartë i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

 

/rtsh.al/