RTSH 24 Live

Europë

Rusët sulmojnë Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës

03/05/2023

Rusët sulmojnë Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës

Rusia ka ndërmarrë sërish sulme ndaj kryeqytetit Ukrianës të Kievit dhe një sërë qytetesh të tjera. Në krahinën Dnipropetrovsk u godit me dron një godinë që shërbente si qendër administrative e krahinës. 

Mëngjesin e kësaj të mërkure forcat zjarrëfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin që përfshiu ndërtesën. 
Gjatë natës u sulmua edhe një depozitë nafte në Kropyvnytskyi. 

Në Zaporizhia u shënjestruar sektori privat, një banesë u shkatërrua plotësisht, ndërsa dy të tjera u dëmtuan rëndë, por nuk ka raportime për të plagosur. 

Dronë u lëshuan edhe drejt Kostyantynivka në krahinën Donestk, u shkatërrua një banesë dhe një objekt infrstrukturor ndërsa u dëmtuan pesë ndërtesa të larta.

Komanda e forcës ajrore të Ukranës bëri të ditur se forcat e saj kishin shkatërruar 21 nga 26 dronën shahed të prodhuar në iran që u lëshuan nga rusët, ndërsa zyrtarët e Kievit thanë se sistemet e mbrojtes ajrore ia dolën të eliminonin dronët që shënjestruan kryeqytetin, duke parandaluar kështu dëme material apo në njerëz. 

/ rtsh /