RTSH 24 Live

Sociale

Rritet lindshmëria në Shkodër gjatë vitit 2024, 20 lindje më shumë se në 2023

16/02/2025

Rritet lindshmëria në Shkodër gjatë vitit 2024, 20 lindje më shumë se në 2023

Teksa në të gjithë vendin lindshmëria ka rënë me 5% vitin e shkuar, në Shkodër është e kundërta. Mjeku gjinekolog Saimir Selmanaj tregon se përgjatë 2024 ka patur 20 lindje më shumë krahasuar me vitin 2023.

“Gjatë 2024 numri i lindjeve ka qenë 1328 dhe duke e krahasuar me vitin 2023 ka pasur një rritje të lindshmërisë me 20 raste”, u shpreh mjeku.

Por pavarësisht ruajtjes se trendit të lindjeve me një vit më parë, dekada e fundit edhe në metropolin verior është shoqëruar me ulje të ndjeshme të lindjeve.

Shkodra sipas të dhënave të INSTAT përfshihet në qytetet me numrin më të lartë të rënies së numrit të lindjeve bashkë me Kukësin, Lezhën dhe Dibrën në 10-vjecarin e fundit.

Nga viti 2013 në vitin 2023 lindjet në shkallë kombëtare kanë shënuar rënie me 37%. Kjo ishte rënia më e fortë në 30 vitet e fundit nga viti 1993.

Shqipëria renditet edhe ndër vendet me lindshmërinë më të ulët në Europë.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/