RTSH 24 Live

Ekonomi

Rriten sërish karburantet, nafta 2 lekë më shtrenjtë, benzina ngrihet me 3 lekë! Ulet gazi

25/01/2023

Rriten sërish karburantet, nafta 2 lekë më shtrenjtë, benzina ngrihet me 3 lekë! Ulet gazi

Çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur sërish ditën e sotme me vendim të Bordit të Transparencës. Nafta është rrtiur me 2 lekë dhe do të shitet me 210 lekë/litri, ndërsa benzina është rritur me 3 lekë ku do të shitet me 192 lekë/litri.

Ulje me 2 lekë ka pësuar gazi që do të shitet me 69 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër”, thuhet në njoftimin e bordit.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Janar ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

/rtsh.al/